Rreth IDSCS
Në rrugëtimin e vet, IDSCS ka vizionin për Maqedoninë si një demokraci shumë të zhvilluar të qytetarëve të lirë dhe aktivë.
Misioni i IDSCS është mbështetja e zhvillimit të proceseve demokratike përmes promovimit të krijimit të politikave të bazuara në hulumtim, analiza dhe konsultim me palët e interesuara.
IDSCS hulumton zhvillimin e qeverisjes së mirë, sundimit të së drejtës dhe integrimit evropian të Maqedonisë. IDSCS ka për mision të ndihmojë përfshirjen qytetare në vendimmarrje dhe të forcojë kulturën politike participative. Përmes forcimit të vlerave liridashëse, IDSCS kontribuon në bashkëjetesën mes diversiteteve.
Në realizimin e vizionit dhe misionit, qëllimet tona afatgjata janë:
- Zhvillim i balancuar socio-ekonomik
- Përfshirje aktive qytetare
- Kulturë politike participative
- Realizimi i vlerave liberale në shoqëri
- Respekt ndaj sundimit të së drejtës dhe qeverisjes së mirë
- Promovimi i arsimit të qëndrueshëm
- Realizimi i një procesi të vendimmarrjes së bazuar në dëshmi
- Bashkëjetesë multietnike dhe multikulturore